Aktori beratas Aleksander Thoma Rrapi

0

 

 

Ne 18-gushtit te vitit 1963, lindi aktori beratas, Aleksander Thoma Rrapi.. Hapat e pare te aktrimit Aleksandri i filloje brenda familjes se tij, duke ndjekur me fanatizem dhe pasion rrugen e Babait te tij, z.Thoma Rrapi, si ish aktor profesionist ne fillimet e Teatrit Popullor,(sot TK).

Femijeria e Aleksandrit, ka qene gjithmone skena e teatrit , aty u rrit u edukua dhe u formua si nje aktor me eksperience duke qene protagonist ne shume pjese teatrale per femije qe organizonte Shtepia e Pionierit e dikurshme ku si regjisori padyshim ishte i ati i tij, si drejtuesi i pare i Shtepise se Kultures ne Berat, z.Thoma.

Jeta artistike e Aleksandrit mbushej shpesh me aktivizimin e tij ne Festivalet e pervitshme qe organizonte Kinoklubi ”Tekstilisti” ku dhe eshte vleresuar ne njeren nga keto festivali si ”Laurant” i ketij aktiviteti, por ai u be pjese e shume premierave te Teatrit Profesionist te Beratit. Mbarimi i Akademise se Arteve te Bukura, e gjeti Aleksandrin si shume kolege dhe miq te tij ne emigrim.

Nje nder revistat prestigjoze te kohes qe botohej ne Athine, shkruan artikull me titull “Aktorin qe e duan dhe Greket”, e autorit Altin Metaj, dhe fotot nga Dritan Haxhihaj thuhet: ”Mrekullia e nje artisti te ardhur nga Shqiperia, Aleksander Rrapi, eshte padyshim shembulli i njeriut, i cili mberiti ne skenat greke, duke realizuar endrren e tij me te madhe.

Nje pasion i madh per artin skenik qe nuk arriti ta shuante as ekstremizimi grek” Aleksandri nuk u ”fsheh” pas germave greke per te arritur ne realizim e endrres, ai besoj ne forcen e talentit te tij me sigurine e nje shkolle te artit dramatik Shqiptare, me baze Ruse, nga me te sukseshmet ne Bote me petagoge dhe artista te shkelqyer.

Ai tregoj me dinjitet se Shqiptaret dine jo vetem te ndertojne, por dhe te bejne Art. Aleksandri eshte nje sukses jo vetem per qytetin e tij te lindjes Beratin, por dhe nje arritje per gjithe Shqiperine, pasi emri dhe sukseset e tij ne skenat, televizionet dhe kinematografine greke, jane akoma te freskta ne kujtesen e shikuesit grek.

Karriera e Aleksandrit ne skenat greke ka nje diapazion profesional shume interesant, ate e shikon te interpretoj nga Tragjedia,”Eleni” i Euripidit, deri tek ”Irini ” i Aristofanit, nga Telekomedite, ne Teledramat, nuk eshte rastesi qe emri i tij u propozua ne Festivalin e Filmit ne Selanik ne vitin 2010, per cmim, tek filmi”Askushi”.

Aleksandri largohet nga shteti Grek, me nje ceremoni pershendetje te organizuar nga Diplomacia Shqiptare e Athines, nen kujdesin personal te Ambasadorit z.Dashnor Dervishi dhe botueses Plus Gazeta e Athines, zonj.Ira Londo. Sot aktiviteti i tij artistik shtrihet pertej Oqeanit, ne shtetin e Florides, ku me dashuri e pasion organizon aktivitete te ndryshme si per komunitetin Shqiptare ashtu dhe ate Grek qe jetojne ne kete shtet.

Për kontributin dhe arritjet e tij në kinematografinë shqiptare dhe atë të shtetit fqinj, Greqisë, interpretimet me mjeshtëri të lartë artistike të roleve në skenën e teatrit grek, pjesëmarrjet në festivalet ndërkombëtare të teatrit, por edhe si Ambasador i Paqes, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e miqësisë, si dhe të bashkëpunimit të ndërsjelltë kulturor midis Shqipërisë dhe Greqisë, Këshilli Bashkiak i Beratit i akordon z. Aleksandër Rrapi titullin “QYTETAR NDERI” i Beratit.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here