Astrit Hasani ka lindur në 28 Gusht të vitit 1954 në qytetin e Përmetit. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën në Teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit. Të shumtë janë rolet e tij si në teatër ashtu edhe në kinematografi.
Roli i parë i aktorit Astrit Hasani në kinematografi do të ishte ai i Tomës në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982 kur ishte akoma në vitet e shkollës së lartë. Interpretim tjetër i tij do të jetë ai i Komandantit të Postës Kufitare në filmin “Gjurmë në dëborë” në vitin 1984.