Anil Frasheri lindi me 24-07-1959. Ne vitin 1977 perfundon shkollen e mesme “Petro Nini Luarasi” Nga 1977 deri 1982 ndoqi studimet ne Institutin e Lart te Areteve ku dhe eshte dipllomuar ne Degen E Artit Dramatik. Ne gusht 1981 eshte emeruar ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombetar) ne Tirane ku vazhdon te kontriboje akoma si aktor edhe sot e kesaj dite.
Gjate ketyre viteve ka nje aktivitet te vazhdushem me trupen e Teatrit. Ka realizuar mbi 43 role te para, te dyta dhe te treta, ne pjese teatrale te autoreve klasik dhe kontemporan, vendas dhe te huaj, ka luajtur dhe ne kinematografi. Shume nga intepretimet e tija ka shkruar dhe shtypi i kohes.
DISA NGA ROLET NE TEATER. Komunistet (avokati mbrojtes), Pas provimit te fundit (Andoni), Premtim ne heshtje (Mesuesi), Nata e dymbedhjete (Kapiten Shkelqimi), Renia e Shokut Zylo (Petro), Ne prag te jetes (Saliu), Qendresa (Sulejman Vokshi), Arturo Ui (Shiti Prometeu), Tufan ne dovlet (Nipi i gjeleral Persit), Ata qe duhen (Hyseni), Shtepia me dy porta (Perparimi), Ne jete (Sela), Monserati (At Koronili), Gjenerali i ushtrise se vdekur (Ish Koloneli), Vdekja e nje Komisionieri (Bernardi), Pas vdekjes (Vurko), Zbutja e nje kryenece (Bjondello), I haruari (Uka), Shkallet (Andoni), Valsi i titanikut (Prokopiu);
Vizita e dames plake (Mjeku) Rikardi i III (Ratklifi), Dy zoterinj nga Verona (Turio), Revizori (Lluka Llukic), Endra e nje nate dimri (Peshkopi), Armiku i Popullit (Borgjezi), Njeriu, Kafsha dhe Vyrtyti (Toto), Karnavalet e Korces (Hamalli), Nuk ka te ngopur (Muhini), Macja mbi catine e nxehte (Prifti), Gersheti i Shotes (Smerci), Darka e Gabuar (Pano). Ne kinematografi. Kush vdes ne kembe (Komiti), Guri i Beses (Gjergj Gjatoshi), Nate pa Hene (Mjeku), Historiani dhe kameleonet (Mesuesi).