Alfred Trebicka (1966). Aktor, pedagog, regjisor. Lindi ne Tirane, me 3 maj. Me 1989 kreu studimet ne Akademine e Arteve* per regjisure, kurse me 1994 u diplomua prane Kolegjit Europian te Filmit ne Danimarke. Eshte pedagog i “Mjeshtersise se aktorit” ne Akademine e Arteve.
Bie ne sy si aktor i natyres racionale, ka nje ze te ngrohte, punon me heshjet emocionale, operon rendom me tone te qeta, shpreh vetesiguri; shpesh keto te fundit “thyhen” duke u pasur nga shperthimet e befta. Shquhet per vizion dhe qartesi te konceptit regjisorial, sikunder edhe per mprehtesi ne zoterimin e karakterit kontradiktor te personazhit.
Ne vitiin 1996 luajti rolin e Beranzhese te Rinoqeronti e E. Joneskos, duke bere te dukshme luhatjen e njeriut mes dy skajeve ekzistenciale, vendosmerise per t’iu shmangur fatalitetit si dhe frikes se pamundesise per te qendruar kunder rrymes deri ne fund. Ai kishte futur ne trajtimin e personazhit elemente rendomtesie per t’i dhene nje forme te perkore njerezore arketipit te pertallur te heroit.
Nga rolet e mira te tij eshte edhe burri ne dramen Tri kenge dashurie te Stefan Capalikut*, me te cilin paraqiti tri pamje te ndryshme te gjendjes shpirterore, duke kulmuar me delirin veteshkaterrues te finales, qe vjen nga situatat e skajshme te pezmit dhe shterimit psikik.
I dha nje fytyresim e qasje origjinale personazhit te Limanit, shqiptar ne SHBA, ne dramen Zbritja nga mali Morgan (2004) e Artur Milerit, me te cilin fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” ne Festivalin Nderkombetar “Skampa 1999” ne Elbasan.
Sjellja e tij “edhe-edhe”, dyfytyreshe, ne nje kerleshje midis arsyes dhe pasionit, midis qendrimit te rrejshem, qe vinte prej konceptit te adulterit, moralit kristian dhe tjetersimeve ne shoqerite e qyteterimeve “te pjekura”, nga njera ane, dhe qendrimit te njemendte, atij qe rridhte nga kodet arkaike te nje feje te importuar, nga ana tjeter, i dhane aktrimit te tij aksesin e nevojshem per te satirizuar raportet poligamiste ne familje.