Agron Llakaj (1960)

0

 

 

Aktor i humorit. Lindi ne Memaliaj, me 24 prill. Kreu gjimnazin “Sall Nivica” ne qytetin e lindjes, me 1981. Ne vitet 1978-1987 punoi ne minieren e Memaliajt, ndersa pas nje shperfaqjeje te dhuntive te tij si aktor ne Levizjen Teatrore Amatore fitoi te drejten e studimit ne Akademine e Arteve*, Fakulteti i Artit Skenik, te cilen e mbaroi me 1991. Punoi si regjisor ne Shtepine e Kultures Tepelene (1991-1993), ne Estraden Profesioniste te Gjirokastres* (1993-1996), ndersa pas vitit 1996 artist i lire.

 

A. Llakaj u be i njohur me imitimet e tij nga radhet e personaliteteve me te njohur politike te vendit dhe te tjere.

Shpejt, ai spikati edhe ne portretizime karakteresh komike, fshatare apo zyrtare, te rinj apo pleq, ku jane harmonizuar me shije plastika individualizuese, gjesti shprehes, imitimi, zhargoni i te folurit, rendom te pershfaqura ne nje trajte groteske.

U be i njohur ne nje varg programesh televizive, si Rreth fatit per 12 jave (1993), 12 vallezime pa nje te shtune (1994), 12 ne Hollivud (1995) ne Televizionin Shqiptar, Telebingo Kombetare (1996-2003).

 

Ne vitin 2003 ideoi dhe realizoi spektaklin e perjavshem humoristik Portokalli ne televizionin “Top-Channel”, teper i njohur dhe popullor. Energjia dhe frytshmeria e punes se tij bien ne sy.

Ka krijuar shume tipa interesante, duke shfrytezuar me sukses elementet e zmadhimit komik te mangesive e veseve qe ata paraqesin, jo rrallehere deri ne nje trajtim te qellimte farsesk.

Me aktorin e humorit Koco Devole* realizoi disa “dyshe” te lezetshme komike, deri edhe gra plaka, duke cekur probleme te larme nga jeta e perditshme, politika, dukurite negative te tranzicionit etj.

 

Nga rolet e tij me te spikatura, “te perseritura” ne disa seri spektaklesh televizive dhe te transportuara ne materiale letrare te ndryshme, jane: xha Temja, veterani mburravec, qejfli e llafazan, me delirin e kinse luftetarit trim, per karakterizimin e te cilit aktori ka gjetur nje te folur e nje pershtatshmeri fizike te mevetesishme; Njeshi, horri i vrazhde, kriminel dhe i pacipe, ku aktori tall me lezet kete kategori njerezish sa mburravec po aq te rrezikshem; Partizani, ku vihet ne loje naiviteti dhe indoktrinimi i luftetarit te thjeshte gjate Luftes II Boterore; E ema e Zeqos, ku fale nje morie situatash e gjestesh komike eshte sjelle nje karakter interesant, tipi i nje gruaje te pagdhendur, grindavece, mburracake. Shori, nje burre zevzek, qe nepermjet rrefimit dhe bemave vetjake rrefen histori argetuese dhe perqesh vese te te tjereve.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here