Agim Shuka (1942-1992)

0

 

 

Agim Shuka (1942-1992). Aktor. Lindi ne Kucove, me 8 prill. Pas mbarimit te shkolles se larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1966, filloi pune si aktor ne Teatrin Profesionist te Vlores*, duke u bere nje nga artistet me ne ze te kesaj trupe. Qysh ne rolet e para spikati per aftesite e tij ne misherimin e personazheve me mbartje dramatike e heroike, qe vepronin energjikisht, me patos e temperament, por pa e zbehur vertetesine jetesore dhe thjeshtesine e komunikimit.

 

Kjo u vu re ne rolet e tij ne shfaqjet Lidhur si fisheke gjerdani, Jatagani, Udha e flamurit, Rruga “Budi 723”,  Fytyra e dyte etj. Ne vitin 1986 filloi pune si pedagog i “Mjeshterise se aktorit” ne Insitutin e Larte te Arteve*. Ne trupen teatrore te ketij instituti interpretoi disa role. Nje nga figurat e tij mbreselense ishte ajo e Zenos ne komedine Shi ne plazh te Teodor Lacos*, me te cilin portretizoi tipin e mblesit te moderuar, paksa snob e tuhaf, qe e fshihte konservatorizimin e tij nen pamjen e intelektualit dhe njeriut te emancipuar e bashkekohor.

 

A. Shuka ka luajtur edhe mbi 18 role ne kinematografi. E nisi me nje rol kryesor ne filmin “Oshtime ne bregdet” (Dini); vijoi me filmin “Plage te vjetra (Bashkimi”; “Ne fillim te veres” (Sandri) dhe me pas “I treti” (Gezimi), “Vajzat me kordele te kuqe” (Mesuesi i letersise); “Balle per balle” (Komisari i bazes);”Pertej mureve te gurta” (Doktor Xhema); Vellezer dhe shoke” (Dania);

“Nje ndodhi ne port” (Inxhinieri i laboratorit); “Nentori i dyte” ( Jani Minga); “Militanti” (Musai); “Taulanti kerkon nje moter” (Gezimi); “Te shoh ne sy” (Zv/drejtori); “Enveri yne”; “Rrethimi i vogel” (Shoku Faik); “Dy here mat” (Shefi i policise); “Telefon i nje mengjesi” (Dhimitri); “Treni niset ne shtate pa pese” (Doktori); “Shkelqim i perkohshem” (Shoku Lelo); “Nje djale dhe nje vajze” (Babai i Aniles); “Flete te bardha” (Kryetari).

 

Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur vitin 1992 ne menyre tragjike dhe qe vrasja misterioze e tij nuk u zbulua kurre.

 

 

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here