Agim Bajko (1956)

0

 

 

Agim Bajko (1956). Aktor. Lindi ne Tirane, me 10 shkurt. Pas mbarimit te studimeve ne Institutin e larte te Arteve * filloi pune si aktor ne Estraden e Tiranes*, me 1979. Talenti i tij si aktor komik spikati ne shume role te natyres qe aplikonte ky lloj teatri, por nivelet e tij me te larta i mberriti kryesisht ne komedi te plota, apo ato me nje akt, sikurse edhe ne skece te gjata, ku mundesia per t’i vizatuar figurat me ne thellesi e plotesi ishte me e madhe.

Nder to vecohen: Don Kishoti ne inskenimin e pjesshem te romanit homonim te Servantesit (1982), dhendri i dyte te komedia Tri dhenduret e Djonis Bubanit* (1987), profesori i filozofise te komedia Borgjezi fisnik e Molierit (1989). Ka qene po ashtu i suksesshem ne disa filma e telefilma si: Dy here mat 1986, Edhe keshtu, edhe ashtu, 1989.

Ndër tjerash ka xhiruar edhe një seri filmash komik me aktorin Agron Llakaj si : Martesa e Hasanit, E ema e Zeqos në bashkepunim dhe me Inis Gjoni, TV Titanik me Xhevair Zeneli dhe Pranvera Veizi, Greku ne Himare, Rradha e vizave,Ne shtrat me OSBE, Don Kishoti ne Tirane, Ali Pashe Tepelena, Gjergj Elez Alia, Ushtrija pastron, Moisiu dhe Papa, Pastrimi i figurave, Inagurimi i Missit, Ska vend per varre, Koridori i 8, Kuvendi i II i Lezhes, Greku ne Kocinare, Cmimi i shekullit etj..

 

Shquhet per ndjesine realiste ndaj figures. Edhe ne rastet kur perdoret gjeresisht elementet e gorteskut dhe te karikaturizimit, anon nga qendrimet dhe theksimet sarkastike. Ka nje mimike shprehese (sidomos ate te syve), luan kendshem me zerin si dhe me intonacionet e shprehura komike qe i jep atij, gjeresisht casteve a situatave te rolit.

Ka qene humorist i aktivizuar ne disa emisione e rubrika kulturore televizive, por emisioni humoristik “ By-pass” ne televizioni “Vizion plus” i ka dhene nje permase te vecante natyres se tij prej humoristi dhe gazetari. Per kontributin e tij ne medien televizive eshte vleresuar me cmimin “PERSONAZHI I VITIT” me 2009 nga Vleresimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, me 2012 eshte nderuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here