Adivije Alibali Sharofi (1934)

1

Adivije Alibali Sharofi, Gruaja që sfidoi kohën!

Në këtë ditë të shenjtë për ju dhe familjen tuaj, ju urojmë jetë të gjatë dhe plot gëzime në shpirtin tuaj.

Të gjithë e njohin si Mamica motra e Gjergjit në filmin Skënderbeu. Portreti i saj për këtë rol nuk i shpëtoi syrit të regjisorit të njohur rus Sergei Yutkeviç, i cili mes shumë kinoprovash nguli këmbë pikërisht për Adivijen , vajzën e re që ishte 18 vjeç e cila në atë kohë ishte një balerin e shkëlqyer.

Filmi Skenderbeu u prit shumë mire në Shqipëri, Moskë dhe në shumë vende të botës duke filluar që nga Amerika. Por pas kësaj për Adivijen filloj kalvari i një jete plot brenga. Ajo bashkë me familjen e saj do të internohesh në fshatrat e Beratit për paradokset e kohës. U përshtat dhe punoi me shpirt për të rritur fëmijët e saj.

Si një burrnesh dibrane, ajo i rrezistoi halleve dhe mundimeve që kaloi dhe sot përjeton gëzimin që i ofron jeta bashkë me të dy djemtë e saj, me nipër e mbesa duke kujtuar më të mirat e kësaj jete. Ajo di të fal se artisti e ka zemrën e madhe dhe shpesh të kaluarën e rrëfen si një ëndërr të keqe.

Adivija përherë ka respektin e popullit në kujtesën e të cilit ka mbetur ajo Mamicë e bukur dhe trime ashtu si vajzat tona shqiptare. Edhe sa vite t’ju doj zemra Mamica jonë e mire Adivije Alibali Sharofi!

(S.Jace)

SHARE

1 COMMENT

  1. Adivija,do te ngelen jo vetemne mendjen dhe ne zemrta tona por te gjithe kombit shqipetar si nje artiste e madhe.Mamica eshte skalitur ne kujtresen tone,bashke me artistin e madh Naim Frasheri ne filmin Skenderbeu.Edhe sot kete film e shikojm me dashsmiresi.

Leave a Reply to Bilbilenjet Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here