Adem Gjyzeli (1941–2002) Aktor. Lindi ne Cameri te Greqise, me 15 tetor. Familja e tij u vendos ne Shqiperi pas debimit te popullsise came nga Greqia, me 1945. Ne vitet 1955-1959, kreu liceun artistik “Jordan Misja” per aktrim dhe ne vitin 1958 u aktivizua ne Teatrin Popullor ne dramen Te rinjte e Vangjush Vincanit.
1959 – 1960 punoi si aktor prane Estrades Profesioniste te qytetit te Gjirokastres duke interpretuar role te shumta; 1960 – 1964 vanzhdoi studimet per aktor ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*. Me perfundimin e studimeve, A. Gjyzeli emerohet aktor ne teatrin profesionist te qytetit te Vlores. Qe nga kjo dite e deri kur doli ne pension ka realizuar rreth 120 role, nga keto 80 kryesore. Aktor ekspresiv, i vrullshem, emocional, me potence dhe natyre shperthyese, qe ka mbajtur nje peshe te madhe ne trupen e teatrit te Vlores.
Nder interpretimet e tij me te spikatura jane ato ne dramat: Ne emer te lumturise, Nje dashuri e tille, Shoket, Fytyra e dyte, Rrenjet, Shtepia ne Bulevard, Mbi germadha, Rruga “Budi 723” Berberi I Seviljes, Shume zhurme per asgje etj. Vec debutimit te tij si aktor ne teater, ka marre pjese edhe ne rreth 13 filma, duke realizuar, edhe aty, figura dhe karaktere interesante. Ishte nder aktoret e aktivizuar pothuajse ne te gjitha koncertet e fjales artistike ne qytetin e Vlores, te realizuara ne festa apo mbremje jubilare. Ka dhene ndihmese edhe ne levizjen amatore si regjisor. Eshte nderuar me urdhrin “Naim Frasheri I Arte”.