77-vjeç në skenë, “Babai” emocionon aktorin protagonist

0

 

 

Nata e parë e komedisë së trishtë “Babai” dhe publiku e përjetoi shfaqjen maksimalisht. Vetë aktori kryesor u emocionua mjaft me duartrokitjet e shumta që mori në premierën e shfaqjes.

 

Në teatrin Skampa është ngjitur në skenë pjesa “Babai” me regjisor Spiro Dunin dhe një kastë artistësh të njohur me rol kryesor gjigantin e skenës Reshat Arbana. Vepra “Babai” i shkruar nga autori i njohur Florian Zeller shfaqet premierë në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Këtë herë regjisori Spiro Duni sjell një vepër që ka pasur sukses dhe në skenat e botës.

Për teatrin në Elbasan premton të jetë shfaqja e vitit. Aktori Reshat Arbana shprehet për skenarin, se ishte një nga shkrimet më të bukura të jetës së tij sa i përket ndërtimit strukturor. “Kisha vendosur të mos ngjisja skenën por regjizori Spiro Duni më riktheu. Ne e kemi quajtur ‘Komedia e trishtë’. U lodhëm por ia vlejti. Si ky rol nuk kam pasur asnjëherë gjatë jetës sime”.

 

Ai ka shprehur vlerësim maksimal për punën e regjisorit Spiro Duni. Arbana ka ftuar qytetarët që njerëzit të vijnë ta shohin sepse kanë se çfarë të shohin. Sepse aty gjejnë edhe një Është një “Baba” shqiptar dhe ku shumëkush gjen edhe veten.  Ndërkohe regjisori Duni pohon se në qendër të veprës është sensibilizimi ndaj moshës së tretë. Sipas tij vepra “Babai” është një temë ndërkombëtare, që është sensibilizimi ndaj moshës së tretë dhe ndaj sëmundjes së alzheimerit që është e përbotshme, si dhe marrëdhënia baba dhe bijë. Për aktoren Flaura Kureta roli paraqitet mjaft kompleks dhe herë- herë i veshtirë.

 

Po kaq të emocionuar janë shprehur edhe aktorët e tjerë. Komedia e trishtë ‘’Babai’’ trajton një subjekt real të ditëve tona, ku mosha e tretë mbetet në udhëkryqin për ti kaluar ditët me fëmijët apo në azil. Elia Zaharia shpreh konsideratën për regjisorin për rol shumë të rëndësishëm që i ka besuar asaj. Në natën e parë teatri Skampa ishte i mbushur plot çfarë presupozon se shfaqja po korr një sukses të plotë. Po kështu janë shitur biletat edhe për ditët e tjera kur do jepet shfaqja. Me këtë komedi të trishtë, publiku ka kthyer vëmëndjen ndaj teatrit, që shpresojmë të qëndrojë.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here