Në jetën e tij artistike, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rreth 140 premiera, me repertor nga më të zgjedhurit. Në harkun kohor prej 60 vitesh, ka rreth 11.300 shfaqje të dhëna në të gjitha skenat e Shqipërisë e jashtë saj. Ansambli ka në repertorin e tij mbi 130 valle të reja, me motive dhe muzikë nga të gjitha trevat, me tematikë të larmishme, me koreografi të spikatur, ku shumë prej tyre, kanë hyrë në fondin e artë, jo vetëm të Ansamblit, por edhe të vetë kulturës shqiptare në përgjithësi.
Ja disa foto të rralla, të cilat janë shkrepur gjatë 60 viteve të historisë së këtij Ansambli.
Moment nga “Vallja e vajzave të Tropojës” në koncertin e parë premierë të AKKVP në vitin 1958. Terezina Vasia në librin e saj për koreografin G. Kaceli shprehet “ Kur e pa vallen njëshe të Tropojës, Gëzimi u mahnit dhe fantazia mori krahë, lëvizjet e mrekullueshme i nxitën imagjinatën e kësaj krijimtarie të rrallë.
Besim Zekthi, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të për atdhe”, “Valle me motive të Shengjergjit”, “Valle me motive të Drenicës” “Valle me motive të Librazhdit” etj.Këngëve dhe Valleve Popullor, njihet edhe si koreograf i mjaft valleve si “Dasma e Rugovës”, “Për flamur”, etj.
Kori dhe orkestra e AKKVP në koncertin e parë premierë në korrik të viti 1958
Solistët Ibrahim Tukiçi e Lucie Miloti jo vetëm kanë zë të bukur, por janë edhe ekzekutues të talentuar”- kështu do të shprehej shtypi i kohës për interpretimet e tyre gjatë turneut të AKKVP në Kinë 1961.
Një nga kryeveprat e koreografit Gëzim Kaceli që mbeti në fondin e artë të Ansamblit dhe që kërcehet në çdo koncert e turne jashtë vendit, është “Vallja devollite” sepse ajo suksesin e ka brenda vetes.
Një nga turnetë e suksesshëm që ka mbetur në memorien e AKKVP është turneu 3 mujor (maj-gusht) 1974 Kinë e Kore.
Në foto një nga figurat e rëndësishme të artit shqiptar, kompozitori Çesk Zadeja (Artist i Popullit) i cili, me krijimin e AKKVP në vjeshtën e vitit 1957 do të ishte udhëheqësi artistik i tij dhe kori i AKKVP në premierën e parë në vitin 1958.
Orkestra e AKKVP-së në vitin 1974, në të cilën interpretojnë pionierët e parë të Ansamblit dhe vazhdues të tyre. Nga e majta në të djathtë Agim Krajka, Frederik Banda, Çerçiz Mehmeti, Ali Keçi, Stefan Hajmel , Qerim Xhani, Viktor Sopiqoti, Reshit Shehu, Selim Asllani dhe Lulzim Cara.
Fotoja më poshtë na sjell në mendje një ndër krijimet më të bukura korografike të mjeshtrit të madh Panajot Kanaçi “Festë të madhe ka sot Shqipëria” dhe pikërisht një nga momentet e kërcimit rrëshqitës të valltarit Enver Birko, i cili përshkon gjunazi diagonalen e skenës. Te kjo valle ka spikatur ndër vite interpretimi i solistëve Mediha Lubonja Enver Birko, Besim Zekthi, Shfqet Balla, Lili Cingu, Lefta Mullisi, Besim Jazexhiu, Fatos Zajmi etj.
Ne vrullin e madh te punes per nje opera te niveleve te medha, behemi nostalgjik dhe kthejme koken pas. Rikthehemi ne rivenien e dyte te kesaj vepre, ku Leila, interpretuar nga Inva Mula dhe Nadir, interpretuar nga tenori Kastriot Tusha, kane lene vulen e suksesit.