Artur Gorishti (1962)

0

 

 

Artur Gorishti (1962). Aktor, fotograf. Lindi ne Tirane, me 21 shkurt. Kreu Institutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1984. Qysh student interpretoi nje nga rolet e tij me te bukura, Besimin, ne filmin Dora e ngrohte (1983). Nepermjet nje loje te natyrshme, pa sforco, me perjetime te brendshme psikologjike, duke shfrytezuar ne menyre racionale heshtjet emocionale, nenkuptimet, druajtjet dhe dilemat, ai i dha ketij roli permasa humane, si dhe nje dhembshuri prekese. Aktrimi i tij shquhet per sigurine dhe organicitetin perpara kameras.

 

Ka nje sy te trishte, te ngulur, ku buhit mendimi dhe merr forme dyzimi shpirteror. Anon nga natyrat pezmatike e melankolike, por, jo rrallehere, u jep trajte ekspresive edhe natyrave dramatike e nevrotike. Qetesia e brendshme e tij shfaqet rendom si nje asociacion i vrullimeve psikike qe kamuflohen nga jashte, dhe ne caste te caktuara, kjo skeme aktrimi thyhet befasisht nga shperthimet e vrullshme.

Cilesi te tilla u pane edhe ne rolin tjeter te bukur te tij, Andreas, ne filmin Slogans (Parullat, 2001), ku arriti te shperfaq me inteligjence poziten e veshtire te njeriut nen trysnine e dhuntimit te te drejtave, vuajtjen dhe pamundesine e realizimit te dashurise, duke pranuar kompromisin dhe pershtatjen me te keqen per mbijetese.

 

Eshte aktor i parapelqyer ndaj tipologjise se roleve pozitive, njerezve me mbarsje shpirterore te mbrotheta, te virtytshem, re rinj te dashuruar, partizane e luftetare vetemohues, por nuk ka lene pas dore edhe role me tjeter natyre, sikurse kane qene ata ne filmat Militanti, Guret e shtepise sime, Tre njerez me guna, Kronike e atyre viteve, Ne emer te lirise, Nxenesit e klases sime, Kemishet me dylle, Vitet e pritjes, Dasma e Sakos, Une, ti dhe Kasandra, Tirana viti 0 etj.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here