NJERIU PERSONAZH; HOMAZH PER SHERI MITEN NGA MIHO GJINI

0

Po na ikin nje e nga nje bashkemoshataret, miqte e shoket e rinise,- bashkeudhetare ne udhet e jetes, te artit e te letersise! Po, kur keta i ke patue edhe te afert, nga po ajo “ balte” ngaku ke ardhur ti apo une, ndarja kthehet ne nje dhimbje me te thelle. Se nuk do ta kemi me Sheriun e embel, njeriun e mire e te pashem bregdetas, aktorin, regjisorin dhe komediografin e kendshem.

 Shokun tim te Shkolles se Larte te Aktoreve “ Aleksander Moisiu”, Sheri Miten, e mora vesh teper vone qe ishte bashkefshatar me mua, nga Bregu i Poshtem, i lindur ne ate “ gropen malore”, te blerte e ujeshume, ngaku numuroheshin gjthmon 200 intelektualet e larguar, Edhe Sheriu, qe erdhi ne jete ne vitin 1943, ne kohe lufte, figuronte “ i ikur”, kutadi une sepse, ashtu sikunder pata ikur edhe vet qe i vogel, kur im me rra nga ulliri e theu kemben dhe qem te detyruar te shpernguleshim ne Durres, ku im ate do te kishte te njejtin fat; thyerjen e kembes! Familja e Sheriut jetonte ne Tirane, ne nje shtepi te vjeter perdhese, karshi Sh.B.N.Frasheri dhe ishte gjiton me nje familje piqerasiote nga fisi im. Po, edhe kur do te njiheshim me pas ne bangat e shkolles, Sheriu nuk do me fuste kurre ne shtepin e tij te vogel, ku, sic do ta merrja vesh me vone, fshihej nje “ drame e madhe”: nje vella i madh i aratisur dhe nje vella tjeter me te meta mendore! Qe nje drame e thelle. vetiake dhe ky njeri, jashte shtepise, ne shkolle e ngado, duhej te buzeqeshte, te bente humor dhe te “ lozte role” te ndryshme ne jete, sikur nuk kishte ndodhur asgje. Ndodhi keshtu qe te kthehej ne nje personazh pa hypur ende ne skenen e personazheve!

Qe djal simpatik ky Sheri Mita, bjond, i bukur e i mencur, i shkathet e i embel, me nje ze te ngrohte e melodjoz. Kushdo parapelqente te rinte me te e ta degjonte tek fliste. Kishte thjeshtesi ne vetvete, po edhe nje paraqitje elegante. Ne rrethet intime te studenteve aktore ishte edhe ai nje nga imituesit me perfekt te pedagogeve Kadri Roshi, Pandi Stillu, Lazer Filipi, sikunder qene edhe virtuoz te ketije karakteri interpretues sic qe Bexhet Nelku dhe Leka Bungo, imitator te shkelqyer. Se edhe imitimi eshte art me vete…Po, gjithsesi, dukej qysh atehere natyra e tij disi me e rezervuar, qe, sic do ta merrja vesh me vone, ishte krijuar nga po ajo drame qe kalonte e perjetonte familja e tij. Bota e njeriut, shpesh, nuk eshte ajo qe ne shohim ne pamje te pare, po ka gjithmon ne brendesi dicka me te nderlikuar, qe nuk shfaqet menjehere dhe qe qendron aty “ e fshehur” per nje kohe te gjate. Dhe vetem kur Sheriun e gjore, pas mbarimit te shkolles, do ta “ perplasnin” gjithandeje, per tu shfaqur ne skene sa me large “ Qendres” si krijues ( ne Elbasan e ne Berat), teper vone do ta kuptonim se edhe ai kishte “ klecke ne biografi”..E, ‘ klecka” do ti jepte nje frike te perjeteshme, duke e bere te  shihte rrotull vetes sa here qe fliste me njerezit…Po’ tere kete ‘ sfide klasore” ai do ta kalonte e ta “ pertypte “ ne heshtje, me nje buzeqeshje te lehte qe i ngjante ironis, si edhe me ekuilibrin e dinjitetin e njeriut te matur, teper te rezervuar…

Gradualisht, ne profilin e tij artistik do te ravijezoheshin tre drejtime kryesore: aktori brilant, regjisori i mencur dhe autori i kendshem i humorit. Te tria keto ane i mbulonte me pastaje njeriu perhere i rezervuar e i menjanuar i periferise, qe nuk i thoshte te gjitha, hapet e troc, por qe do te “ celej” vetem ne  rrethe me te ngushta. Sheri Mita interpretonte natyrshem per te tjeret, po edhe krijonte vet qe te tjere krijues te loznin tekstet e tij ne skenen e Elbasanit, ne ate te Beratit, ne Estraden e Tiranes e ne Teatrin Kombetar. Jane te panumuruara skecet, dialogjet, monologjet e komedite nje akteshe te Sheriut ne te  gjitha estradat e vendit, shumica edhe pa emer, qe humben se toku me kete gjini popullore te konsideruar “ e tepert” ne vitet e demokracise!!!Keshtuqe nuk qe me nevoja per artste te humorit si Sheriu yne e qindra te tjere qe mbeten pa pune. Ju mbylle sparii skenes dhe , si pa u kuptuar , edhe ai i jetes..Ska me nevoje te qeshim….! Dhe miku im fterriot do te kujtone me nostalgji Xhelo Patericen, qe e skaliti si me dalte ne filmin “ Yjet e neteve te gjata”, Muhametin elegant te drama-satire e Driteroit “ Fytyra e dyte”, gjermanin Vili Heler ne filmin ‘ Ngadhnjim mbi vdekjen” e Qendro Hudhran te “ Vitet e pritjes”…Do ti rrishfaqeshin ne mendje dramat “ Dy krisma ne Paris”, “ Vitet e paharruara”, “ Njeriu im me i dashur” dhe komedia “ Familja e Madhe”…Po ajo qe do ti ndriste me shume ne horizontin e larget te se shkuares ishte komedia gazmore “ Keshilli i Ndrikullave” qe e vuri aq bukur ne skenen e Shkodres regjisori Serafin Fanko..Qe pikerisht kjo komedi qe e beri Sheriun te dukej paksa me i hapet, me kurajoz e me i kudondodhur. Se, kuptohej alegoria e komedise se tije: ishim kthyer qe te gjithe ne “ ndrikulla” dhe jeten e drejtonin vetem ndrikullat. Njerezit u bene personazhe! Vet Sheriu sqe gje tjeter vecse nje personazh i perkohshem…

 Mirepo vitet e dhimbjeve shuajne cdo buzeqeshje…Thyejne kocka e gure! Sheriu yne qe dermuar nga brenda dhe, ne vitet e fundit u afrua paksa me teper me vendlindjen e tij, Saranden..Pat blere nje shtepi aty per tu qetesuar e kuruar. Nuk e ndjente veten mire. Qe zbehur. Nuk pinte si me perpara. Fliste per nje udhetim qe kishte bere neper Europe dhe sidomos ne Gjermani, per te pare “ fantazmen e jetes se vet”..Kishte neper duar disa komedi dhe nje monografi per Artistin e Popullit Sander Prosi qe ai e donte dhe e vleresonte aq shume. Po, te gjitha keto obligime sikur e kishin lodhur. Pime kafe se bashku buze detit te Sarandes dhe po kuvendonim te trishtuar per vitet qe na kishin mbetur. Pati nje ngazellim te befte kur komunari i Lukoves Vladimir Kumi i dha titullin QYTETAR NDERI. Tek po festonim ne Bunec kete ngjarje beri edhe humor. Shume humor. Kete here nuk ndalej. Qeshem qe te gjithe sa ishim aty.

Qene castet e fundit te nje jete…La pas vetem buzeqeshjen e njeriut te ndrojtur, disa personazhe te ngjitur ne skene, ca te tjere te fiksuar ne celuloide dhe disa personazhe te mbetur neper komedi te pashfaqura, mbetur ne leter…Nderkaq, “ komedia e jetes” se tije e kishte mbyllur siparin…

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here