Dy vëllezërit Robert dhe Edmond Budina infektohen me COVID-19

0

Dy artistët e njohur dhe vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, zërat më të fortë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar kanë rezultuar me COVID-19.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta për “BalkanWeb”. Mësohet se dy vëllezërit Budina i janë nënshtruar tamponit dhe kanë rezultuar pozitivë.

Nuk dihet se nga janë infektuar me koronavirusin e ri dy regjisorët por kujtojmë se ata kanë qenë në krye të disa protestave në kryeqytet që nga 17 maji kur u shemb Teatri Kombëtar, ndërkohë që më pas ndërmorën një tur për firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në disa rrethe.

Të kontaktuar nga “BalkanWeb” familjarët e dy artistëve deklarojnë se kanë bërë tamponin por nuk kanë marrë ende përgjigje.

(BalkanWeb)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here