“Leckë e poshtëruar në prag të pleqërisë”, pas deklaratës fyese të profesorit të Gazetarisë ndaj Robert Ndrenikës, revoltohet Agron Llakaj: Nuk vlejnë sa ai as 100 teatro!

0

Pas deklaratës së profesorit të gazetarisë, Mark Marku ku e quajti aktorin e madh Robert Ndrenika një “leckë të poshtëruar në prag të pleqërisë”, kanë vërshuar një sërë reagimesh.

Ndaj kësaj deklarate ke reaguar edhe aktori Agron Llakaj në emisionin e tij ‘Fake off’ duke thënë se Robert Ndrenika është një ikonë dhe se përpara tij nuk vlejnë as 100 teatro sepse arti i tij ngre në këmbë 100 të tillë.

Sakaq, Agron Llaka ka ironizuar Markun me një thënje “Rakia të merr mend 2 ose 3 orë, ja një ditë dhe ti kthen prap, por po ta mori Perëndia mendjen ku do vesh”.

“Unë nuk e njoh personalisht por, kam të drejtën time dhe kjo është e drejta ime të respektoj liritë e çdokujt pa cënuar lirinë time. Vjen një moment kur thonë se Perëndia të merr mendtë. Se i tha shiko se është dehur është bërë tap, rakia të merr mend 2 ose 3 orë ja një ditë dhe ti kthen prap, por po ta mori Perëndia mendjen ku do vesh.

Del një farë profesor Mark Marku i thonë këtij, trim mbi trima  e Gjergj Elez Alia dhe ky na paska sharë dhe fyer Nderin e Kombit Robert Ndrenikën duke thënë se është një leckë i poshtëruar. Meqë është dhe profesor gazetarie, unë do ta këshilloja shumë, miqësisht fol si të duash, bëj  si të duash, por për të madhin Robert Drenika që është ikonë, nuk vlejnë 100 teatro të prishen, sepse arti dhe talenti i Robert Ndrenikës i ngrenë 100 teatro në këmbë” është shprehur Agron Llakaj.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here