Ju që shani Alketën, pini uthull! Nga Roland Qafoku

1

Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na turpëroi dhe na fëlliqi. Epo ky është kulmi! A ka sukses më të madh kur një grua shqiptare arrin të shfaqet dhe moderojë në Sanremo?

Pikërisht aty, në sallën e atij festivali ku kanë performuar sa e sa yje italianë e botërorë të muzikës dhe ne të themi që Alketa na turpëroi? Vetëm një masë njerëzish me probleme me veten, që kanë si ushqim urrejtjen për të mirën, që zilinë e kanë bashkëudhëtare të jetës, që janë rritur keq, janë ushqyer po aq keq dhe që u mungon pozitiviteti mund të thonë që Alketa na turpëroi.

Lëre pastaj ata dyshuesit e sëmurë që shkruajnë se ka dhënë para për të qenë atje. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, unë pyes: a mund të pranohet në Sanremo edhe një i paaftë vetëm se ka dhënë para!? Kjo është të mbash barkun me dorë. A bëri gabime Alketa? Vetëm kush fle gjumë nuk bën gabime.

Unë që si zanat kam fjalën mund të numëroj disa. Por, ma ajo bëri një gjë aq të madhe për të gjithë ne. Na bëri krenarë! Ne që 29 vjet më parë iu qepëm litarëve të anijeve dhe sulmuam Italinë fiqnje, ashtu të rreckosur, të pangrënë dhe të paparë. Apo i harruat ato pamje? O njerëz!

Alketa është produkt 100 për qind shqiptar dhe arriti në majë. Kush nuk e kupton dhe nuk e vlerëson këtë, të pijë uthull tërë ditën dhe tërë jetën. Unë kam vetëm këto fjalë: Faleminderit Alketa! Na bëre krenarë!

SHARE

1 COMMENT

  1. Bravo! Te lumte Alketa!. Njerezit e kulturuar, “Open mind” dhe qe kane me shume se 50 vite qe ndjekin Sanremon e kuptojne se cfare arritje e madhe eshte. I urojme Alketes suksese te metejshme dhe se shpejti t’a shohim ne Eurovision. Gjenerata jone qe eshte lindur & kaloi rinine ne kryeqytet dhe tashti jeton per me shume se 30 vite larg atdheut e kupton me shume se cdo shqiptar se cdo te thote te arrish te prezantosh ne Sanremo kur ka me mijera competitors italiane apo evropiane. Nje sukses i papare jo vetem i bukurise por edhe inteligjences se nje vajze shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here