Ndahet nga jeta kompozitori i madh shqiptar

0

 

 

Kompozitori i njohur nga Kosova Gjergj Kaçinari ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjaret e Kaçinarit në rrjetet sociale.

Gjergji u lind më 25.04.1939 dhe gjatë jetës së tij kompozoi muzikë argëtuese dhe serioze. Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas luftës së dytë botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Shumë kompozime të filmit e teatrit shqiptar nga Kosova mbajnë firmën e tij.

Ai ka bërë përmbledhje të ndryshme folklorit dhe i ka sjellë ato në forma të tjera muzikore. Pas kësaj Kaçinari i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm, njëri prej të cilëve titullohet: “Margaritarët e këngëve popullore”.

Varrimi i kompozitorit Kaçinari do të bëhet ditën e shtunë në orën 14:00,në Kosovë.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here