Ndahet nga jeta në moshën 61 vjeçare këngëtarja e grupit…

0

 

 

Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtarja e grupit të njohur të viteve ’90 Marie Fredriksson. Këngëtarja kishte 17 vite që luftonte me kancerin. Në vitin 2002 ajo njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se mjeku i kishte dhënë vetëm 1 vit jetë.

 

Në vitin 2002, Marie ra pa ndjenja në kuzhinën e saj dhe doktorët zbuluan se kishte tumor në tru. Ajo u kurua për 3 vite dhe foli për frikën dhe përjetimet e saj në këngën e titulluar “The Change”.

 

Në 2005-ën, ajo rrëfeu për një gazetë suedeze se tri vitet e kurimit kishin qenë shumë të vështira për të, por tanimë ishte e shëndetshme. Në vitin 2008, ajo surprizoi fansat e Roxette me një shfaqje surprizë duke iu bashkuar në skenë pjesëtarit tjetër të bandës, Gessle, në një koncert në Amsterdam.

Ajo ishte e martuar me kitaristin e grupit Mikael Bolyos dhe kishte dy fëmijë. Disa nga hitet e këtij grupi janë ‘It must had been love’ ‘Listen to your heart’ ‘Sleeping in my car’ etj.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here