66-vjetori i filmit ‘Skënderbeu’/ Gati një tjetër bashkëpunim kinematografik shqiptaro-rus

0

 

 

Këtë vit shënohen 65 vjet nga filmi i parë artistik sovjetiko-shqiptar “Skënderbeu” me regji të Sergej Jutkeviçit. Për të kujtuar këtë bashkëpunim u prezantua në Muzeun Historik Kombëtar dokumentari “Skënderbeu edhe Gjirokastra”. Regjisori Lluri rrëfen se si për herë të parë Gjirokastra u kthye në atelie filmike.

65-vjet më parë u realizua filmi i parë artistik sovjetiko-shqiptar “Skënderbeu” (1954) me regji të Sergej Jutkeviç. Filmi ruso-shqiptar ka në qendër jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili bashkon princërit shqiptarë, duke u martuar më Donikën edhe organizon Lidhjen e Lezhës, ku edhe përballet me tradhtinë e nipit të tij, Hamzait.

Për të kujtuar këtë realizim kinematografik, në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar u prezantua dokumentari “Skënderbeu dhe Gjirokastra”. Në dokumentar fokusi i regjisorit Ilir LLuri janë xhirimet në Gjirokastër, sesi ky vend u përdorë nga regjisori rus në vend të Krujës.

“Ky aktivitet u përqendrua kryesisht në lidhjen që kishte Skënderbeu me Gjirokastrën. Nuk ka lidhje historike sigurisht, por ajo që e lidh është xhirimi i filmit ‘Skënderbeu’. Gjirokastra është zgjedhur në vendin e Krujës, vendi ku Skënderbeu kthehet në Shqipëri. ky moment përbën një sadisfaksion shumë të madh banorët. Nga ana tjetër filmi ka një rëndësi, se për herë të parë Gjirokastra përdoret për herë të parë si atelie filmike”.

 

Zëvendësambasadori i Rusisë në Tiranë, Dmitry Kazmin, në Shqipëri gjatë fjalës së tij, e cilësoi shumë të mirë marrëdhënien mes dy popujve, gjë prej së cilës është  realizuar edhe ky bashkëpunim kinematografik.

Gjatë prezantimit të dokumentarit u ekspozuan edhe 30 fotografi të rralla, të cilat janë realizuar në sheshin e xhirimeve të filmit “Skënderbeu”. Filmi “Skënderbeu” është vlerësuar me “Çmimin e Madh” (Grand Premio) në Festivalin e Kanës. Në film kanë luajtur aktorët Naim Frashëri, Besa Imami, Avdije Alibali dhe disa aktorë të njohur rusë.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here