Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë çeli edicionin e tij të IX në qytetin e Pogradecit.

0

 

 

 

Ngriti siparin mbrëmjen e sotme edicioni i 9′ i B3F, 🎬Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në qytetin e Pogradecit. Për 5 ditë-netë me radhë, në sallën e kinemasë së qytetit do të shfaqen filma të realizuar nga regjisorë shqiptarë dhe nga vende të ndryshme të ballkanit si Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kosova, Mali i zi, Serbia etj.

 

Për 5 ditë me radhë Pogradeci kurorëzohet si “Kryeqyteti” i Ballkanit falë këtij eventi që organizohet çdo vit nga Eno Milkani dhe Gerta Qyrku, me mbështetjen e Bashkisë Pogradec por edhe të sponsorave të tjerë.

 

Ky vit është edhe më i veçantë e i ndjeshëm, pasi mungon njëri prej organizatorëve. Gazetari Fatos Baxhaku i cili u nda nga jeta pak kohë më parë dhe për të cilin nuk munguan duartrokitjet dhe përkujtimi i tij.

 

I pranishën në çeljen e këtij festivali kryetari i bashkisë z. Ilir Xhakolli u shpreh se fakti që viti i 9-të e gjen këtë festival në Pogradec, tregon se ai është bërë një me qytetin dhe pogradecarët dhe se kjo traditë do të vijojë të rritet!

 

Nga nesër shfaqja e filmave nis në orën 11:00 deri në mbrëmje dhe hyrja për gjithsecilin prej jush është falas, ndërsa nëpërmjet faqes së bashkisë do t’iu mundësojmë edhe oraret e filmave në vazhdim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here