Arqile Lici (1953-2015)

0

 

 

Arqile Lici lindi me 12.03.1953 ne Fier. Mbaroi shkollen e mesme ne liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane per flaut. Ne vitet ’73-’74 punoi si muzikant ne Banden dhe Ansamblin e Ushtrise, Tirane. Studimet e larta i kreu ne vitet 1976-1979 ne degen Drame prane Akademise se Arteve ne Tirane. Me pas u emerua si aktor ne teatrin “Bylis”, Fier, ku ka luajtur shume role si ne teater dhe ne Estrade.

Permendim rolin e Leksit tek “Shoku Niqifor”, zotin Goga tek “Dy krismat ne Paris”, rolin e Tekiut tek “Balade per nje grua”, role ne “Nje drite sme le te fle”, “Cobo Rrapushi” etj. Gjithashtu ka luajtur ne filmat “Telefoni i nje mengjesi”, “Pesha e kohes”, ” Nje vit i veshtire” etj. Ne vitet 1985-1988 punoi si regjisor prane Teatrit te Kukullave Fier dhe nga viti 1988-1997 si Drejtor ne Teatrin “Bylis”, Fier.

 

Eshte dalluar jo vetem si nje organizator i mire por edhe se ka cuar perpara punen artistike duke vene ne skene ne teater gjini te ndryshme te drames, duke konkurruar ne festivale Kombetare dhe Nderkombetare dhe sidomos duke bashkepunuar me seriozitet dhe profesionalizem me shume artiste te trevave Shqipetare. Ne vitet 1997-2004 u emerua Sekretar i Pergjithshem i Qarkut Vlore, ku spikaten aftesite organizative te tij ne zgjidhjen e problemeve te pushtetit vendor.

Detyra tjeter qe pasoi ishte Drejtor i Q.K.F.A, periudhe ne te cilen me pasion dhe perkushtim realizoi disa filma dokumentar, vuri ne skene vepra teatrore dhe ringriti biblioteken e librave. Vitet e fundit punoi si Drejtor i SH.Q.U.P -it dhe drejtor i Shtepive te pushimit te Ushtrise, prane Ministrise se Mbrojtjes, por pa lene menjane angazhimin artistik.

 

Permendim ketu rolet ne filmat: “Ne dhe Lenini”, “Gjalle” si edhe ne dramen “Dikush duhet te vdese”. Cmimet dhe vleresimet per aktivitetin e tij artistik dhe organizativ fillojne ne vitin 1979 ne komedine “Shoku Niqifor”, dekorohet nga presidenti i Republikes me urdherin “Naim Frasheri” i bronxte ne 1984, pasohet me urdherin e punes “Naim Frasheri”, merr medalje nga ambasada italiane ne 2005, nga Ambasada Amerikane ne 2006. Ne tetor te 2011 dekorohet nga Presidenti i Republikes me urdherin “Naim Frasheri” i Argjendte, si edhe nga Bashkia Fier si “Mirenjohje e qytetit te Fierit”.

 

Ndahet nga jeta në 12 tetor 2015 në moshën 62-vjeçare nga një atak kardiak. Ata që e njohën do ta kujtojnë gjatë si njeriun që ja fali jetën profesionit, familjes dhe publikut.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here