Humbje të mëdha për artin shqiptar, figurat e njohura që u shuan në 2018-tën

0

 

 

2018-ta ishte një vit që shënoi humbje të mëdha në radhën e artistëve të shquar shqiptarë. Figura të nderuara që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin shqiptar ndër breza, fatkeqësisht u ndanë nga jeta. Megjithatë veprat e artistëve gjithmonë mbesin, kështu që një artist është e vështirë ta harrosh.

 

Mjeshtri i valleve shqiptare, Rexhep Çeliku në 12 janar të 2018-tës u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Pak ditë përpara vdekjes presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit” për të gjithë kontributin e tij. Më parë Çeliku mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

 

Milto Profi është një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960-1980. Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai është pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.75 vjeç, me një jetë që i ngjan skenarit ende të paxhiruar të një filmi.

 

Gëzim Qëndro ishte një intelektual, kritik arti dhe akademik i shquar, mungesa e të cilit do të lërë një vakum të madh për këto sfera. Por ai la pas një trashëgimi të shquar praktike dhe kërkimore. Ai ka kontribuar në Kinostudio, Akademinë e Arteve, Universitetin Polis, dhe pas studimeve jashtë në disa shkolla prestigjioze europiane, është shquar sidomos për reformimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, dhe si përkthyes i shkëlqyer i botimeve për artin, filozofinë dhe kritikën.

 

Tenor i mirënjohur, Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në gusht të 2018-tës. Ai ishte një nga emrat më të mëdhenj në Panteonin e muzikës shqiptare. I nderuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Artist i Popullit”, Gaqo ka qenë tenori kryesor për tre dekada me radhë në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.

 

Pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi u shua në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij është një humbje e madhe për letërsinë shqipe, sepse Arapi është shquar gjithmonë për poezitë. 10 vite më parë ai fitoi “Kurorën e artë” në një manifestim poetik.

 

Legjenda e humorit shqiptar, Fadil Hasa, në 16 korrik 2018 ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Ai nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri, megjithatë la pas veprat e tij. Hasa ka qenë ndër aktorët e preferuar të publikut dhe figura e tij është e pangatërrueshme për shkak të roleve shumë të njohura në filmat shqiptarë. Më i paharruari dhe sigurisht i preferuari i publikut shqiptarë do të mbetet roli i Hekuranit në filmin “Mao Ce Dun”. Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”.

 

Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj.

 

Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografinë shqiptare, Luan Qerimi, u nda nga jeta në dhjetor të 2018-tës. Artisti i shquar u shua në moshën 89-vjeçare. Luan Qerimi (1929). Aktor. Lindi ne Lushnje , me 15 tetor. Uaktivizua ne Levizjen Amatore te qytetit, kurse ne vitin 1954 ishte aktor ne Teatrin e Ushtrise dhe me pas u terhoq ne Teatrin Popullor.

Ka luajtur ne skenen e ketij teatri 70 premiera duke realizuar role kryesore dhe te dyta, qysh nga viti 1954 dhe duke vazhduar karrieren e vet artistike der ne vitin 1990. Ai mbante titullin “Artist i Merituar” dhe ka luajtur në disa role si për shembull tek: “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlint:”, “Vdekja e kalit” etj.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here