“Kopraci” rikthehet në Korçë, Koço Qendro ngjitet në skenë në moshën 92-vjeçare

0

 

 

Rikthehet pas 42 vitesh në skenën e Teatrit të Korçës, komedia “Kopraci”, me aktorin Koço Qendron. Nën rolin e Harpagonit, aktori tashmë 92-vjeçar ka ringjitur në skenë një prej roleve të tij më të suksesshme dhe të vlerësuara nga kritika.

 

Falë fuqisë së tij të aktrimit, fuqisë së brendshme shpirtërore, në mimikën ekspresive, Koço Qendro solli një nga shëmbëlltyrat më të suksesshme të Harpagonit.

Këtë rol, te komedia “Kopraci” e Molierit, me regjisor Dhimitër Orgockën, Qendro e luajti dy herë, më 1976-ën dhe 30 vjet më vonë, më 2005-ën, kur edhe fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në festivalin “Apollon” të Fierit.

Hera e tretë është premiera e 1,2 dhe 3 dhjetorit 2018, ku Qendro shpalos talentin në moshën 92-vjeçare. Për Dhimitër Orgockën, vullneti dhe këmbëngulja për të punuar e Koços, është për t’u marrë shembull.

Për Zamira Kitën, rikthimi i Koços në skenë është një kënaqësi dhe rast unikal që në moshën e tij të ketë vullnet për të luajtur, një Harpagon i lindur.

“Kopraci” do të shfaqet për 3 mbrëmje radhazi në teatrin e Korçës, si një nga shfaqjet më të suksesshme të skenës shqiptare.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here