Video/ Pas humbjes së vendit të parë, Eleni Foureira mbërrin në Greqi, mënyra si e pritën atë do t’ju habisë

0

 

 

Ditët  e fundit në media është diskutuar shumë për finale e madhe të Eurovizion, ku fitues u  shpall Izraeli, ndërsa në vendin e dytë u rendit këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira e cila përfaqësonte Qipron me këngën ‘Fuego’.

 

 

Humbja e vendit të parë u diskutua gjatë nga mediat greke të cilat kanë fajësuar Shqipërinë  pasi i dha 12 pikë Italisë dhe jo Qipros.

 

 

Megjithatë edhe pse javët e fundit Eleni u kryqëzua nga grekët për shkak të shqiponjës që bëri me përfaqësuesin e vendit tonë Eugent Bushpepaj, ajo është pritur mjaft mirë nga fansat e saj në Greqi.

 

 

Ajo shihet shumë e lumtur që më në fund ka mbërritur në Athinë dhe këtë gjë e ka treguar dhe në një postim në profilin e saj ku shkruan: ‘’Shtëpi e ëmbla shtëpi, Athina”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here