Valbona Imami (1975)

0

 

 

Valbona Imami (1975). Aktore. Lindi ne Tirane, me 14 maj. Mbaroi Akademine e Arteve* dhe u diplomua per aktore, me 1997. Qe prej vitit 2001 eshte pedagoge ne kete Akademi, kurse nga viti 2002 aktore ne Teatrin Kombetar*. Ka luajtur 17 role ne teater, me vepra te autoreve, si: Strindberg, Pirandelo, Kadare*, Byhner, Cikliropiulos, Cehov, Osborn etj., si dhe tri role ne filma.

 

Eshte aktore e planit dramatik, me nje ndjeshmeri te spikatur, e cila here perkap e jep shembellime gati natyrale te casteve nevrotike te personazhit (si me rolin e Dhimitres ne dramen Kopshti me dallendyshe e B. Cikliropulosit), here fsheh ndjenja te thella dashurie apo ankthin e pasigurise nen pamjen e butesise dhe brishtesise femerore (si ne dramat Njeriu, Virtyti, kafsha dhe Morsa te Pirandelos) dhe here tjeter jep shembellime castesh te renda psikologjike, te fshehura pas nje flegmatizmi e pezmi te thelle (si ne rolin e Mashes ne dramen Pulebardha te A. P. Cehovit).

 

Aktore me ndjeshmeri te berndshme burimore, nga ana tjeter, ajo e thyen steriotipine dhe formatin rendom “psikologjik” te lojes se saj me qasje dhe fraktura te mprehta groteske, sarkastike dhe komike perputhur tendencave tjetersuese dhe aktrimit te konceptuar si “loje”, tehuajtje dhe argetim.

Nje gjase e tille ngjet me rolin e Emit ne pjesen Dasme qyteti e Bertold Brehtit, 2007 ose, disi me ndryshe me rolin e Elenes te Rini dhe cmenduri e Xhon Osbornit, 2006, ku bie ne sy ndjesia humoristike dhe nuancimet liriko-poetike, per te vijuar me tutje ne tonet e nje psikologjizmi autosugjestiv me rolin e sherbetores te Sherbetoret e Zhann Zhenetit (2008), tek e cila zhbirilonte enkas ne motivet e shtypjeve dhe frustimeve psikike te personazhit, njeherazi viktime e te tjereve dhe e vetvetes.

V. Imami ka marre pjese ne shkembime pervojash profesionale si dhe takime a festivale teatrore ne Itali, Spaje, Suedi, Bullgari, Maqedoni, Liban, Egjipt, Gjermani etj. Ka luajtur dhe disa role ne film si tek telenovela “Njerez dhe fate” (2002 – 2003), “Ishte kohe per dashuri” (2004), “Letra fatale” (2005), “Gjoleka djali i Abazit” (2006).

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here