Artisti i Merituar Mihal Stefa (1902-­1980)

0

 

 

Mihal Stefa (1902-­1980). Aktor. Lindi ne Korce. Qe i vogel mbeti jetim, perballoi nje jete te veshtire, i varfer ekonomikisht. Ashtu edhe vdiq, thuajse ne varferi. Punoi si rrobagepes, punetor ne fabriken e cigareve, shegert etj. Mori pjese ne shfaqjen Detyra e memos (1922), drame e Foqion Postolit*. Ne vitin 1929 erdhi ne Tirane, u njoh me Mihal Popin* dhe u aktivizua ne grupin e tij teatral; ne vitin 1932 beri edhe nje kurs per aktor.

 

M. Stefa eshte nga aktoret themelues te Teatrit te Shtetit*, qysh ne premieren e pare, dramen Topazi e Marsel Pagnolit, 1945. Ai ka gene aktor brilant i karaktereve, i njohur ndryshe si aktor i madh i roleve te vogla.

Ne filmin Skenderbeu, 1953, luajti me mjeshteri figuren e Gjergj Aranitit, nje prijes i serte, por i mencur; kurse te tragjedia Hamleti e Shekspirit mbeti ne kujtese me rolin e varrmihesit, nje figure kjo interesante, origjinale, ku binte ne sy vertetesia, ironia, shpirti shpotites qe tallet me vdekjen dhe cdo “vlere” te rrejshme, humori plot hir, plastika individualizuese.

 

Role te tilla te vogla si Luka Lukic te komedia Revizori e N. Gogolit, 1952; Grinjovi te drama Karakteri moskovit, 1949; Aleko te drama I cuditshmi e N. Hikmet, 1959; gjithashtu role te tjera origjinale ne shfagjet Otello, 1953; komedia Grate gazmore te Uindsorit, e Shekspirit, 1959; komedia Prefekti e Besim Levonjes*, 1948; drama Halili dhe Hajria, 1950 dhe Toka jone, 1954, te Kole Jakoves* etj.

E kane paraqitur M. Stefen para spektatorit si nje nga mjeshtrit e shquar te teatrit shqiptar ne gdhendjen qe i bente karakterit te personazheve me fare pak fjale. Te vecantat e tij qene. pos te tjerave, edhe e sjellura tejet e natyrshme ne skene, gjestet shprehese, zeri karakteristik, cka i benin te mevetesishme figurat e shumta qe ai jetesoi.

 

Ne kinematografi M. Stefa ka realizuar nje sere rolesh te vogla, ne 12 filma, te vizatuar me shije te holle e realizem te thelle, te mbushura me detaje kuptimplote dhe qasje te mprehta aktoriale, si ne filmat Tana, Debatiku, Detyre e posacme, Toka jone, Vitet e para, Furtuna, Kur zbardhi nje dite etj., vecanerisht roli i Ndues ne filmin Komisari i drites (1966) dhe roli i babait te Memo Kovacit ne filmin I teti ne bronz (1970). Mbante titullin “Artist i Merituar”.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here