Enver Dauti (1927-2012)

0

 

 

Eshte nje prej themeluesve te Estrades se Tiranes dhe Teatrit Kombetar, mban titullin “Artisti i Merituar, Enver Dauti, lindi me 17 prill 1927 ne Tirane. Qe ne fillim u aktivizua si amator me grupet amatore teatrore te Tiranes, qysh ne vitet e para te clrimit. Duke pare aftesite dhe talentin e tij si komik u terhoq ne Trupen e Estrades se Shtetit ne vitin 1957, vit ku fillon zyrtarisht karriera e tij profesionale ne skene .

 

Ka punuar me kete Estrade nga 1957 deri ne vitin 1983 vit ku doli ne pension, duke interpretuar shume role nga shtresa te ndryshme sociale e periudha historike. Ai ka qene nje aktor i profilit te vairetese, nga ku provoi ne zhanre te ndryshme sic ishin skecet, dialoge, parodi, pantonima, kuplete et.

Enver Dauti kishte nje humor spontan, pa sforcime duke perdorur dendur gjestin ekspresiv, theksimin e fjales, apo fjalise prej nga buronte humori i tij Dauti ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per artin shqiptar, me nje karriere rreth 50 vite ku ka realizuar mbi 400 karaktere ne Estrade dhe dhjetera role ne Kinematografi.

 

Gjate karrieres se tij artistike ka dhene nje kontribut ne skenen e Estrades si aktor dhe prezantues, gjithashtu ka interpretuar dhe ne disa filma, kryesisht mbahet mend per rolet si “Cirku ne Fshat” – Kopi; “Lulekuqe mbi mure” – Guzhinjeri; “Besa e kuqe” – Pocari etj. Deputimin ne film e ka qe ne vitin 1964 tek “Toka e jone” ne rolin e Bardhokut. Megjithese ne pergjithesi ka performuar role dytesore, eshte dalluar per karakterin dhe shpirtin e tij si artist dhe njeri. Nderron jete me 16 shkurt 2012 ne moshen 85 vjecare.

 

Ka luajtur ne filmat: “Toka jone” – (1964) Bardhoku; “Prita” – (1968) Xha Hakiu; “Odiseja e tifozave” – (1972); “Shtigje te luftes” – (1974); “Kur hiqen maskat” – (1975); “Lulekuqet mbi mure” – (1976); Kuzhinieri (Xha Loni); “Ilegalet” – (1976)…Babai i Xhevatit; “Cirku ne fshat” – (1977) Kopi; “Njeriu me top” – (1977); “Nga mesi i erresires” – (1978) Ministri i Brendshem; “Koncert në vitin 1936” – (1978) Kozi; “Ne vinim nga lufta” – (1979) Sali; “Keshilltaret” – (1979) Perkethyesi; “Qortimet e vjeshtes” – (1981) Drejtori; “Thesari” – (1981) Nenpunesi i bankes; “Besa e kuqe” – (1982) Pocari;  “Zambaket e Bardhe” – (1984) xha Sadiku; “Fejesa e Blertes” – (1984) Kozi; “Fushe e blerte fushe e kuqe” – (1984) Babai i Petritit;  Drejtori i burgut; “Tre veta kapercejne malin” – (1988) xha Murati; “Historiani dhe kameleonet” – (1989); “Kolonel Bunker” – (1998).

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here