Agim Qirjaqi (1951-2010)

0

 

 

 

Agim Qirjaqi (1951-2010). Aktor, regjisor. Lindi ne Tirane, me 27 janar. Mbaroi studimet universitare per aktor ne Institutin e Larte te Arteve , me 1973 ne vijim ka punuar ne Teatrin Kombetar. U trajnua si regjisor ne Akademine e Arteve (1975-1976). Me pas, ne vitet 1978-1981 punoi si regjisor ne Televizionin Shqiptar, ku realizoi disa teledrama, nder to Arturo Ui si dhe telefilmin Dorina, 1980.

 

 

 

Ka qene i aktivizuar gjeresisht ne filmat shqiptare, i preferuar nga shumica e regjisoreve. Si profesor i regjise ne Akademine e Arteve* (qe nga viti 1977), ka vene ne skene me studentet e drames nje repertor te gjere, perfshi Antigona e Sofokliut, Shume zhurme per asgje e Shekspirit, deri te Fundi i lojes e Bektit. Ne vitet 1989-1991 shkoi per specializim ne Itali prane Piccolo Teatro di Milano, nen drejtimin e regjisorit te mirenjohur Xhorxhio Srehler, si dhe ne teatrin Eliseo te Romes. Ishte president i Shoqates se Aktoreve Shqiptare (1992-1996), drejtor i Teatrit Kombetar* (2002-2003). Terhoqi vemendjen qysh student si aktor i talentuar me rolin e Marin Mirojut ne komedine Ylli pa emer (1972) e M. Sebastjanit, regjisor Mario Ashiku*, ku pervijohej nje ndjenje e bryllte lirike dhe nje sinqeritet, qe ushqente perjetimin e thelluar aktorial.

 

 

 

Kete rol e luajti serish ne versionin e ri te tij ne shfaqjen e kompanise teatrore Princi i vogel* ne vitin 2002, regjisor Ervin Culi*, ku fiton permase jo aq shpirti i brishte poetik, por naiviteti dhe pozita e poshteruar e intelektualit te provinces, ndjesi keto qe erdhen te perthyera nen afshet e ironise, deri edhe te groteskut. Intepretoi role te shumta ne kinematogafi dhe ne teater; nder ta shquajne: drejtori (filmi Lulekuqe mbi mure), me te cilin jetesoi menyre te natyrshme dyfytyresine e zyrtarit fashist, qe e fshihte qendrimin dhe shpirtin e tij prej krimineli nepermjet shtirjes si bamires dhe demagogjise politike; Sir Andre Agnecheek (komedia Nata e dymbedhjete e Shekspirit), ku spikati per plastiken, portretin tipizues, “naivitetin” dhe qasjen si prej femije, humorin e natyres burleske, me nje karakterizim shpotites e pa te keq ndaj personazhit Muco (te filmi Tela per violine), ku luajti me nej ndjenje te holle humori, fale nje ekuilibri te brendshem psikik midis asaj qe perjetonte dhe asaj qe perfytyronte apo enderronte, muzikantin e talentuar qe tundohej dhe njekohesisht irritohej nga nderhyrjet e “miqve” te padeshiruar per te dhene vleresime fiktive ndaj konkurrenteve; Huan Salsedo (drama Monserati e Robles); Rikardi III (tragjedia homonime e Shekspirit), ishin dy roel te tjera te pelqyera ne vitet ’80.

 

 

 

Me rolin e Vladimirit ne dramen Ne pritje ne Godose e S. Beketit, ai dha nje shembelltyre tragjikomike enderrimtare, utopistin qe nuk rresht se shpresuari. Aktrimi i tij ishte tejet elegant, si  ne suazat e brilantes, veti kjo veshtire e arritshme si tipologji loje, ndaj dhe e pakte nder aktoret shqiptare, Brenda po kesaj tipologjie u shfaq ai edhe ne rolin e Haralambakis ne komedine Kopshti me dallendyshe te Babis Cikliropulos, nje nga intepretimet e tij me te suksesshme, me parimin e “lojes ne loje”, gjithherit ne stilin grotesk, por ku fshihej me finesse nje drame e thelle njerezore. Koloneli (filmi Kolonel Bunker), drejtori (filmi Sloganet), mbreti (drama Mbreti po vdes e Joneskos) etj., jane te tjera role ku interpertimi i A. Qirjaqit riderdhet ne trajta diverse, sado te aferta per nga shfrytezimi inteligjent i qendrimeve ironike ndaj tyre. Aktrimi i tij leviz ne shume rrafshe; eshte i natyrshem, synon qasjet me prirje dramatike, drejt zbulimit te motiveve te brendshme psikologjike, te nje shpirti te traumatizuar e ne ngerth. Gjithashtu, loja e tij karakterizohet nga nje sens ironik, pertalles, sarkastik, grotesk, e cila alternohet me ngasjet e brendshme te nje psikike te eksituar qe humbet kontrollin.

 

 

 

A. Qirjaqi ishte aktor qe shkrin dhe i bente nje pamjen apo gjestet e natyres komike te personazhit me gjendjent apo perjetimet e fshehura dramatike te tij, shpesh edhe lirike, poetike a patetike. Si regjisor, nisi me venien ne skene te komedise Zonja nga qyteti e Ruzhdi Pulahes*, 1975, e cila pati nje sukses te merituar. Konflikti dhe debate midis personazheve jane sjelle si situate te shkaktuara nga prania agresive e interesave jetike perjashtuese, sikurse ngjet me inskenimin e drames Lulet e sheges e Kole Jakoves*, 1976. A. Qirjaqi ishte nga te paret regjisore ne fillim te viteve ’90, qe solli ne skene dramaturget e teatrit absurd, me vepra te rendesishme, qe nxiten mendime dhe bashkeshoqeruan gjendje te caktuara psikosociale, ngacmuar prej realitetit shqiptar, si Fando dhe List, 1993, e F. Arabalit; Kengetarja tullace, 1994, e E. Joneskos. Tablote e shfaqjeve te tij i ngjajne me shume kontrasteve grafike dhe me pak tonimeve te buta te akuarelit.

 

 

 

Pak linja dallohen, kryhesisht bardhezi, por teper nervoze, te sforcuara, ku, pas formave rendom groteske, ndihet trysnia dhe perhedhja e shpirtit ne krize, ankthi qe fshihet nen qetesine e rreme. Kerkon nje aktrim fin, realist, te vertete. Zymtimi deri tragjik (tragjedia Rikardi III e Shekspirit, 1992), por edhe patosi deri heroik (drama Armiku i popullit e H. Ibsenit, 2000), sikur shkrihen e perputhen me kerkesen e kudogjendur te tij ndaj aktoreve per te qene sa me organike ne gjeste dhe ne fjale, te cliat, natyrale, por aspak te mefshte e te rendomte. Ngahere i shqetesuar, kerkues i panginjur i cilesise, Agim Qirjaqi shfaqet si regjisor disi i kursyer dhe me pak premiera, por pa bjerrje; nje emer imponues dhe serioz i teatrit, me karriere te sigurt. Ndahet nga jeta ne 28 mars 2010. Mban titullin “Artist i Merituar”.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here