Bujar Kapexhiu (1944)

0

 

 

Bujar Kapexhiu. Regjisor, skenarist, aktor, karikaturist. Lindi ne Tirane, me 22 mars. Ne vitin 1967 mbaroi Institutin e Laret te Arteve, dega e artit dramatik, dhe u emerua asistent pedagog ne lenden e Mjeshterise se aktorit, pune te cilen e ndoqi per shume vite si pedagog i jashtem, krahas lendes se regjisures.

 

Kreu me pas kursin pasuniversitar per regjisure teatri, ndersa me 1980 edhe degen e arteve figurative per grafike. 1990-1992 ishte pergjegjes i sektorit te filmit vizatimor ne kinostudio, 1993-1996 rektor i Akademise se Arteve dhe pas ketij viti doli ne profesion te lire, drejtues i studios artistike “Art vizual”, ku vijon edhe sot. Punet e para si regjisor lidhen me Estraden e Tiranes*, gjate viteve 1968-1972. Pas Festivalitte 11-te te Kenges ne RTSH (1972) u ndeshkua nga organet partiake me pune korrektuese ne prodhim, pasi ishte libretisti dhe konferencieri i tij. Si regjisor i mbi 20 premierave ne teatrin e estrades, B. Kapexhiu u dallua per fantazine e tij te pasur, detajet e shumta e domethenese, perdorimin rendom te formave groteske e burleske, duke u dhene nje hapesire te gjere konvencioneve, posacerisht atyre ne skenografi.

 

Ne festivalin e Estradave Profesioniste te vitit 1970, shfaqja T’i shkulim nga rrenjet fitoi Cmimin e Pare. Si humorist, regjisor, por edhe si skenograf, ne shfaqjet me te mira ai paraqitet si nje figure e plotesuar dhe e vecante, duke mesuar strkutura teatrore bashkekohore, gjegjesisht nje kodi te ri artistik, ku tematika, dukurite dhe ceshtjet e larme sociale trajtohen, me se shumti, ne rrafshin e sarkazmes dhe shpotise. Jo rralle ka shfrytezuar edhe elemente argetuese te humorit, forma te pervetesuara nga folklori dhe kultura teatrore popullore.

I prirur ndaj spektaklit te madh, ai nisi i pari organizimin e performancave te tilla, me gershetime zhanresh, llojesh, rubrikash, artistesh e personalitetesh nga fusha te ndryshme, si qe spektakli 4.000 duartrokitje (1970) ne Pallatin e Sportit. Kete tip performance skenike e ndoqi edhe pas viteve’90. Si aktor, ka luajtur ne filmat Duel i heshtur, I teti ne bronz, Gjurma, por ka spikatur me rolin e protagonistit ne filmin e tij te pare artistik Dy here mat (1986). Si regjiosr i filmave artistike, ai xhrioi Tela per violine (1987), Stola ne park (1988), Edhe ashtu edhe keshtu (1989). Tela per violine eshte nga filmat me te arrire ne zhanrin e kinokomedise.

 

Humroi dhe satira, permes nje fabule te gjetur e plot peripeci qe vijne ne rritje e pershpejtim sipas parimit te “gradualitetit”, bejne qender te kritikes dukurine e nderhyrjeve per vende te pamerituara ne shkollat e artit. Nje nga talented e B. Kapexhiut ka qene filmi i animuar, ku ai punoi per kohe te gjate, nga viti 1975 e deri ne fillim te viteve ’90. Brenda nje viti beri kater filma, nder ta filmi Pika e ujit fitoi cmimin e pare ne Festivalin e Dyte te Filmit Shqiptar (1977). I pajisur me disa talente njeheresh, ai eshte skenarist, piktor e regisor i filmave te vet, duke krijuar edhe nje stilt e vetin original ne trajtimin e figures.

Ne nje rrafsh krahasues, ai shquan per fantazine e begate, dinamiken e veprimit te figurave te animuara, humorin dhe krijimin e situatave te kendshme e plot te papritura. Shkarravinat (1979) cilesohet nje nga filmat e tij me te bukur, me te cilin ka fituar tre cmime te para: ne Festivalin III te Filmit Shqiptar, ne Festivalin III te Filmit Ballkanik ne Stamboll dhe, se fundi, ne Napoli. Filma te tjere te animuar, si: Mullari qe vrapon, Dordoleci, Pipiruku pret dy miq qe kane fituar cmime te para ne Festivalet Kombetare te Filmit ne vitet 1981, 1983, 1985. Krahas teatrit dhe kinematografise, B. Kapexhiu eshte edhe nje nga karikaturistet e shquar shqiptare, me nje mori botimesh ne median e shkruar.

 

Duke i mesuar fort qasjeve satirike e sarkastike, ai ka trajtuar dukuri sociale e politike te kohes. Kjo prirje fitoi nje cilesi te re pas viteve ’90, kur edhe mundesite e shprehjes artistike u rriten, sidomos liria e trajtimit te temave te veshtira e “te rrezikshme”, te konsideruara “tabu”. Ne majen e penes se tij jane shpotitur njerezit me te forte te pushtetit politik te kohes, fenomenet e uleta e te shemtuara, duke e shnderruar artin e karikatures ne nje mjet te fuqishem kritike e demaskimi.

Energjia intelektuale dhe mprehtesia e vezhgimit shkarkohen rendom saje befasimeve, perkapjeve e flagrancave humoristike, te papriturave e paradokseve qe shfaqen sit e atyperatyshme e “te logjikshme”. B. Kapexhiu ka marre pjese ne ekspozita apo konkurse kombetare dhe nderkombetare (Greqi, Turqi, Bullgari, Kosove, Itali, France, Gjermani, Kanada, Japoni etj.) dhe ka fituar disa cmime.

Perpos karikatures, ai eshte marre edhe me ilustrimin e librave humoristike, sidomos ata per femije (romanet Kur qesh i gjithe qyteti dhe Karriera e zotit Maksut te Q. Buxhelit*, Takim me shefin i N. Shehut, Njembedhjete raunde humor e F. Rades* etj.) B. Kapexhiu eshte zgjedhur kryetar i Shoqates se Karikaturisteve Shqiptare. Mban titujt “Artist i merituar”, “Profesor” dhe Mjeshter i Madh i Punes”.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here