Vangjel Heba (1933-2007)

0

 

Vangjel Heba ka lindur më 11 Mars të vitit 1933 në qytetin e Durrësit. Fillimet e tij artistike i gjejmë që gjatë Liceut Artistik të Durësit në vitin 1950,kur ai ishte në vitin e tretë të Liceut, në interpretimin e dramës ruse “Nën gështenjat e Pragës”. Pritja e ngrohtë nga publiku bën që ai të vazhdojë në rrugën e artit.

 

 

 

Kështu gjatë kohës së shërbimit të detyrueshëm ushtarak të nisur në dhjetor të vitit 1952 në Ansamblin e Ushtrisë, së bashku me aktorë të tjerë të njohur si Avni Resuli, Esat Oktrova, Piro Mani do të themelojë Teatrin e Ushtrisë. Ai do të jetë gjithashtu edhe një nga themeluesit e Teatrit “Aleksandër Mojsiu” të qytetit të Durrësit në 11 Janar të vitit 1952 duke interpretuar rolin e Petritit në dramën e parë të vënë në skenë nga ky Teatër , “Familja e Peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit). Në vitin 1953 kthehet nga ushtria dhe fillon punën pranë këtij Teatri, ku ai së bashku me Artistin e Popullit, Nikolin Xhoja, do të bëhej një nga shtyllat e këtij Teatri.

 

 

 

Në vitin 1975 pasi mbaron studimet për regjisurë dhe pas një periudhe specializimi dy vjeçare pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) si regjisor, do të jetë për 5 vjet edhe regjisor i Teatrit “Aleksandër Mojsiu” duke vënë në skenë rreth 15 drama e komedi të ndryshme. Këtu mund të përmendim dramat “Fluturimi i breshkës” , “Njerëz mbi shkëmb”, “Një shok i klasës sime” etj. Të shumta, do të jenë edhe rolet , rreth 80-të, që ai do të interpretojë me këtë Teatër . Këtu mund të përmendim rolin e Adem Rekës tek drama “Flamur në stuhi”, Anjuckin te “Martesa” e Gogolit, Berti te “Rrënjë të thella” etj. Del në pension në vitin 1988.

 

 

 

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Vasilit në filmin “Furtuna” në vitin 1959 më tej do të vazhdonin rreth 22 role të tjerë si roli i Murrashit në filmin “Toka jonë” në vitin 1964, roli i toger Petros në filmin “Njësiti Guerril” në vititn 1969, roli i Dom Gjonit në filmin “Thirrja” në vitin 1976 , rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Vajzat me kordele të kuqe” në vitin 1978, rolin e Peshkop Jakovit në filmin “Nëntori i Dytë” në vitin 1982, rolin e Fane Mërtirit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” etj.
Do të ndahet nga jeta dhe familja e tij e dashur më 17 tetor 2007. Bashkia e Durrësit për të nderuar kujtimin e tij do ti japë titullin “Qytetar Nderi”.
Për meritat e tij artistike Vangjel Heba në vitin 1971 do të vlerësohet me titullin “Artisti i Merituar”. Ndahet nga jeta ne 17 shtator 2007.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here