Esma Agolli (1928-2010)

0

 

Esma Agolli (1928-2010). Aktore .Lindi ne Tirane, me 1 korrik. Qysh e re, ne vitet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare u aktivizua ne levizjen teatrore ne komedine Qazim Mulleti dhe dramen Sabaudin Gabrani (1942) te B. Levonjes*, ne dramen Vdekje fashizmit te Aleksander Banushit etj.

 

Pas mbarimit te Shkolles Pedagogjike, me 1945, regjisori P. Stillu* e aktivizoi si aktore ne Teatrin Popullor* me rolin e Shabuines ne dramen Per ata qe jane ne det te B. Llavrenjerit, me 1948. Me kete rol dhe me pas me rolet e Melit (Rrenje te thella, 1949), e Majilindes (Majilinda e Xhemal Brojes*), e Mashes (Oret e Kremlinit, 1957), E. Agolli zuri nje vend te merituar ne trupen e Teatrit Popullor*, duke qene nder aktoret e para femra te saj. Ne vitin 1964, kreu liceun artistik “Jordan Misja”. Ne vitin 1962, ajo realizoi nje nga figurat me te bukura te karrieres se vet, Mirandolinen, ne komedine Zonja e bujtines te Goldonit, me te cilen shperfaqi aftesi aktoriale te plota, temperament, shkathtesi, zhdervjelltesi plastike, ndjenje humori dhe intuite.

 

 

Ne rolin e Shejes ne dramen Familja e peshkatarit te S. Pitarkes* krijoi nje figure te dhimbshme, duke theksuar planet psikologjike, kurse roli i Budes ne dramen Lulet e sheges te K. Jakoves* ishte e nje tjeter kah, i dhene me se shumti permes notave satirike, nervoze dhe te vrullshme. Ne vitin 2004, ne moshe te thyer, solli ne skene personazhin e Semit ne dramen Streha e te harruarve te R. Pulahes*. E. Agolli eshte aktore dramatike, por, here-here, edhe e natyres psikologjike e lirike. Eshte pasionale, ka nje ze te paster, shquhet per temperamentin dhe dinamiken e saj. Mban titullin “Artiste e merituar”. Role te tjera: Shkurta te drama Detyra, Zyraja te Plaku i maleve, Aferdita te drama Studentja e vitit te fundit e I. Urucit*, Meli te Dhelpra dhe rrushte e Figueredos. Ne kinematografi ka luajtur: nusja te filmi Femijet e saj, 1957; Angathia te filmi Mysafiri, 1979; zonja Neriman Pertej mureve te gurta, 1979 etj.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here