FILMI “KARNAVALET” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

“KARNAVALET” P: Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1980. S: Gjergj Zheji, Ismail Zhabjaku: R: Ismail Zhabjaku: M: Avni Mula – AP – : O: Petraq Lubonja: Pi: Shyqyri Sako: Z: Vangjel Leka: Mo: Elda Budani: PK: Dhimiter Theodhori: Red: Nexhati Tafa: G: Llukan Bushi, Lucije Gjoncaj, Elda Pishtari: N: Vladimir Lila: D: Kasem Seferi: Di: Ermir Krantja.

 

 

A: Mirush Kabashi (Nikollaqi): Xhovana Doko (Olimbia, e shoqja): Lisenko Malaj (Loni): Aferdita Pilkati (Nasta – sherbyesja): Agim Quku (prefekti): Tatiana Kora (Afroviti): Ibrahim Tukici – AM – (dr. Xhuvi): Sotiraq Cili (piktori): Pellumb Decolli (kapiteni): Manushaqe Qenami (e shoqja e konsullit): Lefter Besho (hamali I ).

Kendojne: Hysen Kocia, Zeliha Sina, Vangjo Kosta, Xhovana Doko, Shqipe Zani, Agim Quku, Ibrahim Tukici – AM – , Gaqo Zdruli.

Vjersha nga Kristaq Cepo (Kapa).

Mirush Kabashi u nderua me medaljonin per rolin e Nikollaqit ne Festivalin IV te Filmit Shqiptar.

 

 

Kinokomedia e pare muzikore shqiptare.

Ne film vihen perballe perfaqesuesit e te dy klasave te kunderta. Nga njera ane pompoziteti, jeta boshe, kultura false, cingunlleku, korrupsioni i tregtareve, aparatit burokratik ne fuqi dhe, nga ana tjeter, ndershmeria, guximi i njerezve te thjeshte te popullit.

Paralel me perpjekjet e familjes dhe te rrethit te Nikollaq Jorganxhiut per te martuar vajzen e tyre Afrovitin, ngrihet dashuria e paster dhe guzimi per te demasakruar e per te vene ne loje borgjezine. Nepermjet shume situatave komike tregohet se karnavalet e verteta jane keta perfaqesues te shtresave te pasura dhe te aparatit burokratik e shtypes ne fuqi.

Ngjarjet zhvillohen ne vitet 30.

Ndihmuan punonjesit e rrethit te Korces. Filmi u xhirua ne bashkepunim me Teatrin e Operas dhe te Baletit.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here