Ndreke Luca (1927-1993)

0

 

 

Ndreke Luca (1927-1993). Aktor, dramaturg. Lindi ne Dukagjin, me 3 shtator. Pasi punoi disa kohe si ushtarak ne aviacion, qysh nga viti 1950 e me tutje, pasioni per artin e aktorit e coi perfundimisht ne Teatrin Popullor*. U martua me aktoren Mimika Luca*. Roli i tij i pare ishte ai i Shpend Gjeto Plakut ne dramen Halili dhe Hajria (1950) te Kola Jakoves*.

Spikati me vone me rolin e Jagos ne tragjedine e Shekspirit Otello (1953), permes te cilit zbuloi nje nga vecorite e aktrimit te tij per te individualizuar figura me mbartje negative , te te cilet spikati edhe nje qendrim i tuket sarkastik. Nje vit me pas, interpretoi me origjinalitet dhe ndjenje te thelle rolin e Lekes ne dramen Toka jone (1954) e K. Jakoves*.

Ai dha malesorin e ndershem, por te genjyer nga Tuc Maku, sikunder edhe zemerimin e tij ndaj mashtrimit qe i ishte bere, tok me pendesen e thelle e te pazeshme ndaj te emes se pafajshme, Lokes. Heshtjet emocionale ishin gjetje aktoriale te vleresuara e te pelqyera nga publiku.

Ne dramen Arturo Ui (1971) te B. Brehtit, N. Luca luajti rolin e Xhirit. Gjate aktrimit, gershetoi me nje gjuhe shprehese, perkitazi parimeve brehtiane te teatrit, planet satirike me ato dramatike, linjen e autodemaskimit me ate te veprimit tjetersues, ne hullite e nje sarkazme te mprehte politike.

Ne vitin 1977 krijoi nje karakter origjinal, me nje realizem te qarte, ate te Brung Trolit ne dramen Permbytja e madhe e K. Jakoves; nje vit me pas interpretoi Abdulla pashe Drenin ne dramen Besa e madhe te Mirosh Markajt*, ndersa ne dramen Baca i Gjetajve te Fadil Krajes*, me 1979, i ftuar nga teatri “Migjeni”* i Shkodres, interpretoi rolin e Baces, me te cilin krijoi nje nga figurat e tij me mbreselenese net eater, duke dhene nje malesor trim, dinjtoz, te permbajtur; pergjate lojes u be e pranishme edhe nje kah e tension i forte dramatik.

N. Luca ishte aktor qe transformohej lehtesisht nga roli ne rol, operonte me plane te ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq te rendomta, san e tone te forta e sublime po aq te buta, “te zakonshme” e teper njerezore. Kishte nje ze karaktetristik, rendom te vrazhde e si te cjerre, kur luante sidomos role te kahut negative, njerez te dhunshem te eger, kriminele etj.

Ai arrinte qe ta ripermasonte dhe ta “thyente” here pas here modelin paraprak te te dhenave vetjake natyrale, gjegjesisht karakterit te mevetesishem te personazheve qe luante. Ishte nga aktoret me te zeshem te filmit artistik, duke realizuar mbi 30 figura, te vecanta ne llojin e tyre, kryesisht karaktere me fizionomi te qarte.

Ne vitin 1966 realizoi me nivel figuren e Dom Palit ne filmin Komisari i drites, me pas ate te kapter Rahmiut ne filmin Dueli i heshtur, 1967; dy karaktere krejt te kundert per nga temperamenti, te sjellurit, energjia, ritmi, e folura. Ne vitin 1969 krijoi figuren e Gjinit ne filmin Plage te vjetra, nje fshatar babaxhan, i ndershem, shpirtbardhe, por i ngarkuar me paragjykime te vjetra e frenuese kundruall aftesive dhe meritave te femres ne pune e ne jete. Pjeter Mustaqekuqi ne filmin Operacioni Zjarri eshte nje tjeter format aktorial me te cilin paraqitet loja e N. Luces.

Me kete rol te interpretuar me mjeshteri, ai deshmoi aftesi sidomos ne pikepamjen e misherimit plastik dhe atij mimik. Nje nga arritjet aktoriale te N. Luces ne kinematografi eshte edhe roli i Ndrios ne filmin televiziv Udha e shkronjave, 1978, me te cilin ai paraqiti figuren diabolike, tinezare, misherues i frikshem i te keqes, i te ultes, i forcave okulte per te penguar perhapjen e gjuhes shqipe nder shqiptaret dhe viset e tyre.

N. Luca ishte nga aktoret qe zoteronte nje mimike teper ekspresive; perdorte me mencuri gjestin e figurshem, plastiken dhe mjete te tjera te njemendesimit pamor te personazhit. Ai mbetet nga me te suksesshmit ne aplikimin e formave groteske ne aktrim, sin e teater ashtu edhe ne film. Pervec si aktor i teatrit dhe i kinematografise, N. Luca ka shkruar edhe disa drama, si: Votra e huaj, Bardha, Andrra ne diell etj., por arriti sukses me dramen Shtate shaljanet, 1959, vene ne skenen e Teatrit Popullor. Mban titullin “Artist i Popullit”. Vdiq ne Tirane me 13 janar 1993.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here