Zehrudin Dokle (1952)

0

 

 

Zehrudin Dokle (1952). Aktor, kritik, regjisor. Lindi ne Kukes. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve*, me 1972, dega e drames. Filloi pune si regjisor ne Estraden Profesioniste te Kukesit* dhe vijoi aty deri me 1986. Pas ketij viti ishte aktor ne teatrin “Migjeni” te Shkodres, ndersa ne fillim te viteve ’90 u vendos ne Sofije te Bullgarise, ku jeton edhe sot me te shoqen, kengetaren e njohur te kenges popullore vlonjate e me gjere, Kleopatra Dokle.

 

Eshte vellai i politikanit te njohur, gjithashtu publicistit dhe dramaturgut Namik Dokle (i cili ka shkruar edhe disa drama, nder to: Era e ngrohte e lartesive). Z. Dokle ishte nje recitues i njohur i poezise shqipe (Kadare, Agolli, Arapi etj), duke evidentuar me hijeshi dhe kulture bukurine dhe ndjesina poetike te vargut, ritmin, melodicitetin.

Perpos shume shfaqje te Estrades se Kukesit si regjisor dhe disa shfaqjeve te realizuara ne teatrin “Migjeni”, ai krijoi emer me fort ne fushen e mendimit kritik, duke percjelle ne shtyp, fale nje stili te claret, si dhe kultures ne parashtrimin e argumentit, shume nga shfaqjet teatrore te kohes, po ashtu qasje estetike mbi dukurite dhe problemet e mprehta me te cilat mbi dukurite dhe problemet e mprehta me te cilat fallafaqohej teatri shqiptar para viteve ’90. Ka botuar librin me shenime kritike Une, recituesi i pashallareve te kuq (2004).

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here